Njoftim rreth krediteve

Bëjmë me dije të gjithë stomatologët që në zbatim të ligjit
Nr. 27/30.05.2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 107, DATË 30.3.2009,
“PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR,
Neni 33
Numërimi i krediteve për Edukimin në Vazhdim fillon me marrjen e licensës dhe përfudon me skadencën e licensës (licensës 5 vjeçare).
Dentisti duhet të sigurojë 60 kredite që të rilicensohet në të kundërt kalon në provim pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Për çdo paqartësi mund të telefononi në numrin e telefonit të U.S.SH.: 042223443.