Njoftim i rendesishem per trajnimet Online

Të nderuar kolegë

Ju njoftojmë se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë organizon trajnimin e pare on-line me leksione,
të titulluar “Njohuri  Etiko-Legjislative për Mjekët Stomatologë”.

Ky aktivitet është i njohur nga Q.K.E.V. dhe është vlerësuar paraprakisht me 9 kredite.

Siç vetëkuptohet nga titulli, ky trajnim do të ofrojë një azhornim njohurish juridike dhe proceduriale për mjekët stomatologë, duke i dhënë informacion dhe njohuri specifike për përligjshmërinë e shërbimit dentar. Raportet juridike që kanë mjekët me U.S.SH., I.SH.SH., pacientët dhe kolegët do të kuptohen fare qartë nga ky trajnim.  Në përfundim të këtij trajnimi pritshmëritë janë që mjekët stomatologë të kenë të gjithë njohuritë bazë juridike, të nevojshme për ta dhe komunitetin ku ata shërbejnë;
kjo gjë do të përmirësojë formalizimin dhe përligjshmërinë e këtij shërbimi.

Trajnimi  fillon me datë 25.09.2018 dhe portali mbyllet më 25.12.2018.

Ju mund të merrni pjesë duke Aplikuar On-Line për blerjen e Kursit.Pra pagesa do te  proçedohet  online dhe  në mënyrë manuale.

Trajnimet do të jenë të përbëra nga 2 pjesë:

  • Pjesën ku lektorët janë të regjistruar në video dhe flasin për temën përkatëse;
  • Bashkangjitur videove do të keni akses edhe për materialet teorike më të plota në format PDF dhe PPT  (ligje, rregullore, etj).

Përsa u përket pyetjeve apo paqartësive, pjesëmarrësit në këtë aktivitet, do mund t’i kryejnë në çdo moment nëpërmjet adresës së e-mailit që do të vendoset në dispozicion :  trajnime@new.ussh.org.al

Trajnimi do të përbëhet nga 9 leksione dhe një provim perfundimtar online.

Pjesëmarrësi do të ketë të detyrueshme ndjekjen (minimalisht) 10 orë/600 minuta on-line të këtij trajnimi , në të kundërt do të konsiderohet se nuk e ka plotësuar ndjekjen e aktivitetit dhe ka të drejtë ripërsëritjeje brenda afatit një mujor që do të jetë i hapur ky portal, pra pjesëmarrësi ka në dispozicion 30 ditë për të ndjekur këtë trajnim që zgjat 10 orë dhe në përfundim të provimit me sukses përfiton 9 kredite.

Ju mund të mbani të aksesueshëm portalin 24 orë në 30 ditë, por të vlefshme ju konsiderohen vetëm
3orë/ditë, për rrjedhojë ju mund të mbaroni trajnimin tuaj online në jo më pak se 3 ditë.

Portali do të jetë i aksesueshëm nga data 05.02.2018 deri më datë 05.05.2018 dhe pjesëmarrësit mund të futen kur të dëshirojnë për të ndjekur këtë trajnim, nga momenti që ata plotësojnë kohën e ndjekjes së detyrueshme të këtij trajnimi (10 orë), atëherë pjesëmarrësit kanë të drejtën e kryerjes së provimit paraprak të njohurive të perfituara nga kursi dhe më pas njohjen e krediteve sipas rregullave të QKEV-së.

Vemëndje:Bashkëngjitur këtij njoftimi do te gjeni mandat-pagesën të skanuar me të dhënat bankare të Raiffeisen Bank Sha:

scan 2017  për të gjithë mjeket stomatolog të trevave shqiptare(Kosova,Maqedonia,Mali Zi,etj).