Raport mbi Licensimet e mjekeve te huaj

Pasi u publikua në rrjetet sociale nga ish Kryeministri Berisha një denoncim për Urdhrin e Stomatologut , zyra e liçensimit përgatiti një raport të detajuar analitik për te gjitha dosjet për dentistët e huaj te liçensuar nga USSH. Ky raport u shqyrtua në mbledhje të vecantë me të gjithë administratën qëndrore të USSH. ku merrnin pjesë Presidenti , Zv.Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm.Referimi u bë nga Përgjegjësi i Zyrës së Liçensimit dhe Specialistja e Liçensimit. U lexuan të gjitha  dosjet e mjekëve te huaj dhe vetem 2 prej tyre janë të pajisur me liçensë si dentistë rezident ku njëri prej tyre i liçensuar më parë nga Urdhri i Mjekëve. Dhjetë liçensa të tjera janë të lëshuara për dentistë jo-rezident (me veprimtari të përkohshme në Shqipëri).Nga këta 3 prej tyre janë me titull “Profesor Doktor” dhe pothuajse të gjithë pedagogë në Universitetet Italiane me CV tepër të pasur dhe eksperiencë 20-30 vjeçare të liçensuar tek Urdhrat / Dhomat përkatëse të vendeve nga ato vijnë.Të gjitha dosjet ishin të kopsitura pa asnjë mangësi.Sqarojmë se Urdhri i Stomatologut është institucion i Liçensimit.Ju bëjmë me dije se e gjithë lista e mjekëve stomatologë që janë te pajisur me leje individuale të ushtrimit të profesionit është e afishuar në Regjistrin Elektronik i cili mund të aksesohet në faqen zyrtare të USSH nga të gjithë personat e interesuar.Kontrolli i saktësisë ligjore të lejes së ushtrimit individual të profesionit të dentistit kryhet nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror.Është e palogjikshme që istitucioni jonë të japë liçensa të paligjshme.Këtë akuzë e hedhim poshtë në mënyrë absolute.E njëjta temë do të vendoset si rend dite për diskutim në mbledhjen e zakonshme te Këshillit Kombëtar në muajin Mars 2019, si Institucion kryesor për organizimin dhe funksionimin e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar.