Përgënjeshtrim

Përgënjeshtrim
Në dentistri nuk ka asnjë ndryshim ҫmimesh me asnjë qindarkë. Mbi 90% e detistrisë e ushtrojnë privatisht profesionin dhe janë të lire të ushtrojnë profesionin plotësisht të pavarur si në ҫmime dhe në koncept profesional.
Jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë një lajm të rremë dhe dashakeqës për shërbimin stomatologjik dhe Urdhrin e Stomatologut për ҫmimet e referencës të miratuar në Asamblenë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut me një pëlqim paraprak prej pjesës dërrmuese të dentistrisë shqiptare.
Këto ҫmime reference krijojnë një rregullsi në tregun dentar dhe mbrojnë qytetarët nga kequshtrimi profesional në dentistri. Ҫmimet e referencës nuk kanë asnjë fuqi detyruese në tregun dentar, por ato janë thjeshtë orientuese.
Urdhri i Stomatologut e shikon të domosdoshme të bëjë me dije qytetarët të tregohen të kujdesshëm në maksimum kur shohin ҫmime që anashkalojnë këto kritere pasi rrezikojnë dëmtimin e shëndetit të tyre nga dentistë që kriterin kryesor kanë vetëm fitimin.